Transmetuar më 13-06-2015, 20:46

Të gjithë që shikojnë sytë e maces Matilda, fillimisht ngelin disi të shokuar. Kjo mace 2-vjeçare ka një gjendje të jashtëzakonshme të syve, e cila e ka verbuar atë dhe i ka hequr përfundimisht mundësinë për të parë.

Pronarja e maces nisi të shqetësohet për të kur vuri re se sytë e saj nuk ishin aspak njësoj me njëri-tjetrin. Ndërsa një ditë ishte duke ndenjur në shtëpi, ajo vuri re se Matilda e kishte njërin sy më të vogël, ndërsa të nesërmen syri mori përmasa normale por ndryshoi ngjyrë.

Sytë dhe ngjyra e tyre tek kjo mace ndryshojnë në vazhdimësi, me kalimin e kohës dhe nga dita në ditë. Mjekët thonë se bëhet fjalë për një sëmundje të rrallë që ka prekur këtë kafshë. Të jetë vallë alien? Shikoni fotot më poshtë, të cilat janë natyrale, pa fotoshop dhe binduni për veçantinë e kësaj gjallese. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd