

Tiranë, 13 qershor 2015, NOA.al – Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë autorizimin për arrestimin e gjyqtares Parashqevi Ademin, pas kërkesës së Prokurorisë.
Gjykatësja Ademi dhe avokati Gjovalin Prendi u arrestuan më 11 qershor pasi u kapën në flagrancë duke marrë një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetra nga një qytetar, për një çështje civile.
Gjyqtarja u arrestua në ambientet e Gjykatës së Lezhës. Policia e Shtetit bëri me dije se Parashqevi Ademi, 55 vjeçe, banuese në Shëngjin-Lezhë, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, u arrestua për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Njoftimi i KLD
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, zhvilloi sot, datë 13.06.2015, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi miratimin e arrestimit në flagrancë të gjyqtares P.A. si dhe të japë autorizimin për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj.
/a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





