Transmetuar më 13-06-2015, 16:07

Tepelenë, 13 qershor 2015, NOA.al – Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar anëtarëve të Partisë Demokratike në qytetin e Tepelenës duke iu thënë se nuk iu kërkon që të marrin teserën e PS-së apo të bëhen anëtarë të LSI-së dhe se Sali Berishën mund ta mbajnë si mbretin e tyre.

“Anëtarëve të PD nuk ju kërkojmë të marrin teserën e PS apo të bëhen anëtarë të LSI-së. Ju themi se në 21 qershor vendoset për ambientin jashtë shtëpisë. Nëse ju mendoni si duhet të mendohet, për të pasur një frymëmarrje më të lirë, s’keni pse e çoni votën në drejtim të paditur”,- tha Rama.

Ai shtoi më tej: “Nëse për nostalgji nuk bëni dot pa Saliun, atë e keni aty, në kafazin e televizorit dhe nëse ndizni televizorin, të enjten e keni aty, duke bilbiluar. Mbajeni Saliun për mbretin tuaj, por për shërbëtorin, zgjidhni kandidatin tonë, sepse është njeriu i duhur për socialistët e demokratët”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd