




Berat, 13 qershor 2015, NOA.al – Në një takim me gratë e Beratit, përfaqësuese të komunitetit rom, punonjëse të fasonerisë dhe gratë e strukturave të Partisë Demokratike kryetarja e LDGSH njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar të Çështjeve Sociale, tha se kjo qeveri, ky kryeministër diskirminon gratë dhe nuk ka projekte zhvillimi për to.
“Mos i lejoni që ta blejnë varfërinë tuaj me 50 mijë lek apo me dy tri thasë miell. Pas kësaj lëmoshe është hakmarrja, është përçmimi. Mendoni për dinjitetin tuaj të cilin e siguron vetëm punësimi”,- tha Albana Vokshi përpara grave.
Në takimin me gratë në një biznes fason Vokshi u shpreh se sistemi i taksave është rrënues dhe ka mbyllur e vijon të mbyllë me mijëra vende pune.
“Sot jetojmë kohën e falimentimit të biznesit nga taksat e tatimet, të cilat janë të larta dhe që nuk përfundojnë as në arkën e shtetit por në arkën e xhepit. Afro 15 mijë biznese të mëdha e të vogla sipas vetë të dhënave të tatimeve nuk po shlyejnë dot detyrimet sepse nuk kanë të ardhura. Ndërsa qeveria me kryeministrin Nastradin thotë se hapen përditë qindra biznese të reja”,- u shpreh kreu i LDGSH. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





