
Tiranë, NOA.al- Gjatë paradites, pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, vranësira më të dukshme do të ketë në ekstremin verior të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa zonat malore do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Kthjellimet dhe herë pas here vranësirat e lehta, do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit gjatë natës deri në mëngjesin pasardhës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një renie të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do te ruajë vlera konsta te tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi deri 15 – 25 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperendimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzin 2 ballë.
Europa
Zona e Alpeve Europiane me shtrirje nga Franca deri në Slloveni do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që këto rajone të mbeten me vranësira dhe shira. Po ashtu, vendet e Balltikut dhe Finlanda paraqiten në kushtet e vranësirave të fuqishme të shoqëruara me stuhi të forta ere dhe rrebeshe shirash. Ndërsa Europa Lindore dhe Juglindore por edhe gadishulli i ballkanit do të jene nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





