
James Harrison, është një dhurues gjaku australian, i cili u ka shpëtuar jetën dy milionë fëmijëve, në saj të gjakut të veçantë të tij, aq sa njihet si “njeriu me krahun e artë”.
Historia e tij raportohet nga CNN, ndërsa në 14 qershor celebrohet dita e dhurimit të gjakut. Harrison i cili aktualisht është 78 vjeç, nisi ta dhurojë gjakum e tij qysh i ri, pas një ndërhyrje kirurgjikale e cila i shpëtoi jetën, pasi kishte nevojë për 13 litra gjak.
Duke studiuar rastin e tij, studiuesit austrarlianë në vitin 1967 zbuluan se ai kishte një antitrup të veçantë, i cili parandalonte një sëmundjen e rezusit negativ, ku në rast se një grua ka rezus negativ dhe fëmija që ajo mban në bark ka rezus poozoitiv, sistemi imunitar i nënës shkëput qelizat nga fetusi, duke shkaktuar abort.
Kështu, pas këtij zbulimi Harrison ka bërë mbi dy milionë dhurime gjaku duke u shpëtuar jetën fëmijëve, dhe ka punuar me mjekët australianë për të zhvilluar kurën, e cila përdoret për të parandaluar sëmundjen në të gjithë botën.
Pavarësisht numrit të shumtë të dhurimeve, Harrison thotë se ka ende frikë nga aget./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





