
Korçë, 13 qershor 2015, NOA.al- Një sherr i nisur mes disa personave në një lokal në fshatin Helmës të Ersekës, ka përfunduar me një të plagposur.
Rreth orës 02.45 të natës së lënë pas është njoftuar policia mbi një incident të ndodhur në një lokal
Policia ka kontaktuar me 40 vjeçarin Oltion Nazarko, banues në fshatin Helmës, komuna Mollas, Ersekë, nga ku ka rezultuar se ai ishte në gjendje të dehur dhe kishte marrë marrë disa plagë në kokë.
Nga verifikimet e kryera nga uniformat blu rezulton se plagët janë marrë si pasojë e një konflikti të çastit, me dy persona të tjerë.
Si përgjegjës për ngjarjen u bë shoqërimi në polici i E.R., 38 vjeç dhe E.R., 33 vjeç, të dy banues në fshatin Qafzezë të Kolonjës.
I dëmtuari u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ndërsa nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Oltion Nazarko është kryetari i degës së Partisë Republikane në Kolonjë i cili pretendon se është dhunuar me mjete të forta në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Mollas.
Në një qëndrim të tij për mediat Nazarko thotë se “Mbrëmë në orët e vona u godita me mjete të forta nga persona të nxitur nga kryetari i PS Ilirjan Hyseni. Njeri nga tre personat ishte nipi i kryetarit të PS. Dy të tjerët ishin militantë të PS. Personat në fjalë janë me precedentë penal. U godita politikisht”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





