Transmetuar më 13-06-2015, 09:58

Vlorë, 13 qershor 2015, NOA.al- Pas dy të ndaluarve ditën e djeshme për tentativë korrupsioni ndaj gjyqtarëve, një i tretë është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

60 vjeçari Myqerem Çela u arrestua ditën e sotme i dyshuar si ndërmjetës për dhënien e parave.

Kujtojmë se dje u vunë në pranga Gjolek Xhaferi 44 vjeç dhe Robert Petoshati 53 vjeç, i cili punon si shofer në Gjykatën e Apelit të qytetit bregdetar.

Xhaferi nga fshati Kalivaç i Tepelenës, u kap teksa po i jepte një shumë prej 20 mijë euro dhe rreth 200 mijë lekë të reja Petoshatit, për të mbyllur një çështje në favor të vëllait të tij në gjykatë.

Mësohet se i arrestuari i sotëm Myqerem Çela, është ndërmjetësi mes Xhaferit dhe Petoshatit, i cili kishte hyrë si garant për mbylljen e një çështjeje.

Shuma e parave dyshohet se do të përcillej nga Petoshati te një trup gjyqtarësh që kishin në gjykim çështjen./a.y/noa.al Tentuan të korruptonin gjyqtarët, dy persona kapen në Vlorë me 20 mijë € Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd