Transmetuar më 13-06-2015, 09:21

Lidhja e tyre është bërë publike prej disa kohësh dhe tashmë ata dalin hapur si çift. Prezantuesi i Top Channel Ledion Liço dhe vajza e themeluesit të Top Channel, Sara Hoxha, ndihen mjaft mirë me njeri tjetrin.

Por sot Ledioni ka ditëlindjen dhe e dashura e tij nuk mund të kursente urimet për të. Në profilin e saj në Instagram, Sara ka postuar një fotografi, ku bashkë me Ledionin të përqafuar shijojnë perëndimin e diellit.

Bashkëngjitur saj ajo shkruan, “Gëzuar ditëlindjen miku im më i mirë. Ti je i dashur thellësisht”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd