Transmetuar më 13-06-2015, 09:07

Librazhd, 13 qershor 2015, NOA.al- Një kryefamiljar po hetohet nga policia e Librazhdit, pas denoncimit të bërë nga vajza e tij.
R.Ç., 61 vjeç, banues në fshatin Togës, Librazhd në mënyrë të përsëritur, i ka shkaktuar frikë dhe ankth vajzës së tij 22 vjeçare A.Ç.
Mësohet se ai nuk e linte të dilte nga banesa, madje e kërcënonte dhe dhunonte psikologjikisht.
Në këto kushte e reja kërkoi ndihmë në polici, duke bërë që i ati të ndiqet penalisht për veprën penale të “Përndjekjes”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





