
Një grua u rrah në shesh para qindra të pranishmëve, e akuzuar për konsumimin e raporteve seksuale para martesës. Ngjarja në fjalë është shënuar në Banda Aceh, një qytezë e Indonezisë, ku është ende në fuqi ligji islamik i Sharia.
Kryebashkiaku Illiza Sa’aduddin Djamal e motivoi këtë masë, duke thënë se synohet të reduktohen ngacmimet seksuale.
Sipas ligjit në fuqi, ndalohen gratë të punojnë në restorante, internet kafe, qendra sportive dhe vende të tjera turistike pas orës 23.00, ndërsa ora 22.00 është maksimumi ku mund të shihen rrotull fëmijë të pashoqëruar.
Në Banda Aceh, zonë e goditur nga tsunami në vitin 2004, dominon një besim islam shumë më konservator se në pjesën tjetër të Indinezisë, dhe raportet seksuale para martese ndëshkohen me rrahje në publik me shkop, ashtu sikundër konsumi i pijeve alkoolike apo kumari./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





