Transmetuar më 13-06-2015, 02:41

Për herë të parë një artist mbështet publikisht një prej lojtarëve të edicionit të fundit të Big Brother.

Ka qenë pikërisht këngëtari Noizy i cili me anë të një videomesazhi ka dalë hapur në krah të Fation Hysenbelliut, i cili është edhe fansi i artistit, ndaj ky i fundit nuk ka kursyer mbështetjen ndaj tij.

“Përshëndet Fationin e Big Brother dhe i uroj fitore. Kam marrë vesh që është fansi im dhe unë fansat e mi i mbështet deri në vdekje. Uroj ta fitosh Big Brother. Të kam ndjekur më vëmendje” – pohon këngëtari i njohur, duke bërë kështu një thirrje publike edhe për ndjekësit e tij që ta votojnë Fationin për natën finale të së shtunës së sotme. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd