
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka lavdëruar vendin e tij për demokracinë, transparencën dhe pavarësinë që e ka. Këto komente ai i bëri në ceremoninë e Ditës së Rusisë.
Putini, duke prezantuar çmimet dhe arritjet për shkencë dhe teknologji, letërsi, arte dhe punë humanitare, se më 12 qershor 1990 Rusia miratoi deklaratën e sovranitetit.
Ai tha se në 25 vjetët e fundit, Rusia ka bërë “një përparim të suksesshëm drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut”, ndërsa e ka deklaruar shtetin e tij si “modern, të hapur dhe vend të pavarur”.
Presidenti rus tha se vendi i tij ka “ruajtur thelbin dhe bazën shpirtërore të shtetësisë ruse” dhe se “idealet e patriotizmit janë aq të thella dhe të forta, sa askush nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në gjendje t’i çrrënjosë ato”.
Putini, i cili është në pushtet që prej vitit 2000, shtoi se “është e pamundur që rusët të ndahen, të izolohen nga rrënjët tona”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





