Transmetuar më 13-06-2015, 08:34














Kim Kardashian u bë pre e një incidenti në Belverly Hills, Los Angeles. Teksa po bënte shopping, Kim e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, u pengua në sajë të takave të larta.
Fatmirësisht ajo nuk pësoi lëndime, pavarësisht përdredhjes momentale të kyçit.
E veshur me një fustan pambuku me ngjyrë gri, Kim shihej mjaft elegante dhe në formë, ndërsa barku thuajse nuk dukej.
Ajo është në muajt e parë të pritjes së ëmbël dhe asgjë nuk duket deri më tani, duke bërë që ajo të mos ketë pengesa në veshjen e saj, madje as në mbajtjen e takave./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





