
Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 13 qershor 2015.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Sa do paguhet, qeveria, rrit çmimin e qirave, taksat e reja”.
Tituj të tjerë janë; “Shtyhet ditëlindja e PS, Pëllumbi: Të mos shkrihet me zgjedhjet”.
“Krimi në Shkodër, ekzekutimi me snajper, Shega dyshohej për gjashtë vrasje”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Bashkitë e reha, ja shërbimet që do të ofrojnë për qytetarët”.
Tituj të tjerë janë; “Skandali, në komunën e Lukovës shtohen 500 votues fiktiv”.
“Dhanë 20 mijë euro për gjyqtarët, arrestohen dy persona”.
“Ajola Xoxa: Nuk kam qenë avokate e Bechettit”.
“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Hapen” legalizimet. Artan Lame: Ja si të aplikoni”.
Tituj të tjerë janë; “Lista e plotë, emrat, 650 të përndjekur që fitojnë dëmshpërblim”.
“Formula e re e çmimeve dysheme për qeratë, ja skema për Tiranën”.
Lexoni dhe: Ndryshon çmimi i qirave, sa bëhet për një muaj dhe skema për Tiranën
Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “21 qershori, të munguarit e debateve. Dhjetëra debate elektorale i kanë dhënë ngjyrë fushatës, por shumica e kandidatëve nuk kanë realizuar dot përballje publike platformash, mjaft prej tyre kanë refuzuar sfida prej
kundërshtarit, ndërsa në shumë raste kjo as është tentuar. Nga shembujt e qytetarisë në Fier, Shkodër, Gjirokastër, në mungesat e mëdha në Tiranë, Vlorë, Elbasan e Korçë”.
Tituj të tjerë janë; “Veliaj me kryebashkiakun e Berlinit: Ura bashkëpunimi pas 21 qershorit”.
“Dashamir Shehi: Basha strategji të mirë, por opozitës i mungon sulmi politik në 360 gradë”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





