Transmetuar më 12-06-2015, 21:22

Një makth i vërtetë për një grua angleze 48 vjeçare, Caroline Coote, 48 anni, nga Saint-Brélade. Ajo u përmend në mes të operacionit, ndërsa u kërkoi mjekëve të ndalonin pasi dhimbjet ishin të padurueshme.

Gjithçka ndodhi pasi anestezia nuk kishte bërë efekt tek ajo, ndërsa gruaja edhe pas tre vjetësh vuan nga stresi post traumatik, ndaj ka nisur betejën ligjore kundër mjekëve të spitalit.

Ishte viti 2012 dhe Caroline po operohej për heqjen e fshikëzës së tëmthit, te Jersey General Hospital. Por diçka gjatë ndërhyrjes nuk shkoi siç duhej dhe pas 45 minutash ajo u përmend por nuk mund të lëvizte.

“Ndieja një dhimbje të padurueshme, por nuk arrija të lëvizja. Isha e dëshpëruar. E vetmja gjë që bëra, nisa të qaja”, thotë Coote.

Sipas dokumenteve ligjore të depozituara në Royal Court, Chadwick Taylor, mjeku anestezist kishte pikasur pas shtatë minutash se diçka nuk shkonte siç duhej, dhe i kishte kërkuar kirurgut James Allardice që të ndalej për të kontrolluar, por se tashmë ishte vonë, pacientja ndiente gjithçka.

“Mund të dëgjoja bisedën e mjekëve dhe kisha dhimbje të mëdha. Ulërija pa pushim, por nuk mund të bëja gjë. Kur u përmenda isha si histerike. Nga ajo eksperiencë kam mbetur me truamë, zgjohem herë pas here. Nuk kam më besim më te mjekët, ishte diçka e tmerrshme”, thotë 48 vjeçarja./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd