Transmetuar më 12-06-2015, 20:40

Vera ka trokitur dhe shumë prej nesh kanë nisur plazhin dhe si më praktike zgjedhin të veshin shapkat me gisht. Për përdorimin e tyre vjen një alarm nga mjekët anglezë.

Sipas një studimi të kryer në Angli, rezulton se përdorimi i shpeshtë i shapkave të tilla shkakton dëme për lëkurën, por edhe inflamacion të tendinave.

Mjekët thonë se gjithçka ndodh për shkak të presionit që shkaktohet në këmbë në rripin në mes të gishtave. Ndër të tjera mund të shkaktohen flluska dhe kalle të cilat mund të acarohen më tej.

Sipas ekspertëve idealja është alternimi i sandaleve, pupave por edhe shapkave, por pa insistuar vetëm në mbajtjen e tyre./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd