



Një vogëlush 3 vjeçar me emrin Mason, ruajti për dy ditë kufomën e nënës së vdekur, Lydia Macdonald, 28 vjeçe, e cila gjeti vdekjen krejt papritur në apartamentin e saj.
Fëmija duke menduar se e ëma flinte, lutej përmes derës me fjalët “Më ndihmoni që ta zgjoj”.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Perth të Britanisë së Madhe. Siç raporton “Mirror”, Lydia kishte humbur jetën disa ditë më parë, pas një feste.
Dyshimi i parë është se e reja ka humbur jetën si pasojë e astmës, nga e cila vuante.
Sipas dëshmisë së të afërmve, i vogli Mason i kishte qëndruar pranë për dy ditë dukle e menduar se ajo flinte. Gjithçka u zbulua kur familjarët shkuan në apartamentin e saj, ku mbetën të tronditur, pasi vogëlushi i zbehtë qëndronte mbi trupin e 28 vjeçares dhe tentonte ta përmendte.
I mituri u shtrua me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së parë ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Tre vjeçari ju besua gjyshërve, duke qenë se babai ishte zhdukur qysh në 2012./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





