
Tiranë, NOA.al- Edhe gjatë ditës së shtunë, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të paraqiten zonat malore të vendit. Parashikohet që gjatë pasdites vranësirat të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin e vendit me përjashtim të zonave bregdetare të cilat do të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët. Ky stabilititet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mestare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të dominohet nga moti i kthjellët si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme kontinentale. Përjashtim bëjnë ishujt britanike si edhe Europa Veriore të cilat do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të freskëta dhe të lagështa të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe shira, më problematike situata paraqitet në skandinavi ku shirat do të jenë intensive. Po ashtu me vranësira dhe shira do të karakterizolhen zona e Alpeve dhe Europa Qendore por shirat në këto rajone do të jenë të përkohshëm./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





