







Të kalosh nga një makth tek tjetri. Dy vite më parë 44 vjeçarja Claire Huxtable, një grua angleze nga Sutton Heath, peshonte 160 kilogramë.
Obeziteti ishte kthyer në një problem të vërtetë për të, çka bëri që ajo të marrë vendimin për t’u dobësuar në mënyrë drastike. Por Claire as që e kishte menduar se dieta do të kthehej kundër saj.
Duke eleminuar ushqimet e yndyrshme, ato të fast food dhe brumërat, ajo nisi të konsumonte vetëm fruta dhe perime. Në këtë mënyrë, Claire nisi të humbasë peshë shumë shpejt, por tashmë rrezikon të vdesë, nga një tjetër problem, anoreksia.
Tashmë Claire peshon vetëm 35 kilogramë dhe është shtruar në spital në gjendje kritike. Ajo vendosi të publikojë imazhet e saj në media, si formë sensibilizimi për të ndaluar raste të tjera si i saji./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





