Transmetuar më 12-06-2015, 15:28

Edhe në ditët tona ekzistojnë shumë legjenda dhe tabu lidhur me raportin seksual gjatë ciklit menstrual. Kryesisht evitohet duke u cilësuar si diçka jo e pastër.

Në fakt e vërteta është se janë ditë si gjithë të tjerat dhe nëse të dy partnerët janë dakord mund të bëhet normalisht dashuri gjatë gjithë periudhës së ciklit. E rëndësishme është të mos stepeni nga prania e gjakut.

Gjatë ciklit, gjaku dhe indet që shkëputen nga muri i mitrës dalin jashtë. Kështu që raporti seksual në këto ditë nuk është i dëmshëm as për femrën dhe as për mashkullin si dhe nuk shkakton asnjë irritim apo infeksion në organet gjenitale të partnerëve.

Me kryerjen e marrëdhënieve intime, femra nuk ndien dhimbje dhe nuk ka pasoja fizike. Ndërsa sa i takon çështjes së shtatzënisë, ditët e menstruacioneve janë më pak pjelloret e muajit, megjithëse nuk përjashtohet mundësia e ngjizjes. Ndaj për ata që nuk dëshirojnë një shtatzëni, këshillohet përdorimi i prezervativit.

Ndërsa për raportet rastësore ekziston rreziku i marrjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Gjithsesi femrat nuk duhet të harrojnë të heqin tamponët, pasi një harresë e tillë mund të shkaktojë shok toksik, i cili mund të rezultojë edhe vdekjeprurës./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd