Transmetuar më 12-06-2015, 14:20

Shtatzënia e saj është bërë publike në media qysh në muajt e parë dhe tashmë që po i afron fundit, këngëtarja Fjolla Morina po e përjeton edhe më shumë pritjen e ëmbël.
Një fotografi selfie ku Fjolla shihet me të brendshme prej ku duket barku i rrumbullakosur ajo e ka hedhur në Instagram.
Bashkëngjitur saj këngëtarja shkruan, “Jam e dashuruar me fëmijën që nuk e kam takuar ende”.
Kjo është shatzënia e dytë e këngëtares, pasi disa vite më parë solli në jetën vajzën e saj të parë. Pavarësisht se nuk ka dhënë asnjë detaj mbi atësinë e fëmijës, mediat rozë shkruajnë se bëhet fjalë për një biznesmen kosovar./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





