
Vlorë, 12 qershor 2015, NOA.al – Një banor i Tiranës është arrestuar në qytetin e Vlorë,s pasi ka përplasur një të moshuar me makinë.
Në pranga ka rënë 21-vjeçari Blerim Lika, banues në Babrru të Tiranës.
Në aksin rrugor Ujë i Ftohtë-Skelë, duke drejtuar mjetin tip Benz, në afërsi të Shkollës së Marinës, 21-vjeçari ka përplasur 67-vjeçarin A.H, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
I moshuari është jashtë rrezikut për jetën.
Mbi 21 vjeçarin e arrestuar rëndon akuza e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





