
Mirditë, 12 qershor 2015, NOA.al – Pas një aksidenti të ndodhur më datë 10 qershor në Mirditë, ku u përplasën dy automjete, ditën e djeshme ka rënë në prangat e policisë njëri prej drejtuesve, i cili qarkullonte pa leje drejtimi.
I arrestuari është 37-vjeçari Grigor Keli, banues në Shtrez, Mirditë. Arrestimi i tij u bë pasi, me datën 10.06.2015, duke drejtuar mjetin veturë Golf, me targë AA 301 JV, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mjetin Fiat Doblo me targa AA 284 CV drejtuar nga B. M.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë ngelur të plagosur. Policia bën me dije se Grigor Keli nuk është i pajisur me leje drejtimi të automjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të pa rregullt”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





