Transmetuar më 12-06-2015, 09:49

Lezhë, 12 qershor 2015, NOA.al – Një aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku një motor ka përplasur 4 persona dhe si pasojë një djalë i ri i moshës 12-vjeçare ka humbur jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (11 qershor 2015) rreth orës 20:55, në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit tip motori Suzuki me tarë BR 4042 B, 29-vjeçari Maksim Jaku, i cili ishte i papajisur me leje drejtimin.

Jaku ka aksidentuar 30-vjeçarin S.L, 44-vjeçaren Gj.N, 43-vjeçarin dhe 12- vjeçarin K.N., të tre banues në Barbullojë.

Si pasojë e aksidentit, tre personat e plagosur janë transportuar për kujdes të specializuar mjekësor në spitalin e Traumave, ku ndodhen jashtë rreziku për jetën, ndërsa 12-vjeçari K.N ka gjetur vdekjen në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale’’Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor’’dhe “Drejtim i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi’’/a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd