Transmetuar më 12-06-2015, 09:27

Fier, 12 qershor 2015, NOA.al – Një burrë, i cili ka dhunuar bashkëshorten dhe ka tentuar të vjedhë banesën e vjehrrit të tij ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Fierit.

Në flagrancë është arrestuar 26-vjeçari Dilaver Çepele banues në fshatin Kallm i Vogël në Fier.

Më datë 9 qershor 2015, në banesën e tij ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes 22-vjeçare D.B, ndërsa ditën e djeshme është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e vjehrrit të tij, 62-vjeçarit P.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd