
Pogradec, 12 qershor 2015, NOA.al – Një person është arrestuar në qytetin e Pogradecit, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me një karrocë me kuaj.
Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se në pranga ka rënë 24-vjeçari Xhemil Agolli, banues në Dolan, ndërsa të aksidentuarit, të cilët po lëviznin mbi karrocë janë 59-vjeçari Sh.K. si dhe 64-vjeçari S.K., të dy banues në fshatin Petrushë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Pogradec – Korçë, në afërsi të fshatit Petrushë, ku i riu Agolli ka qenë duke drejtuar automjetin tip veturë “Mitsubishi”, me targa AA 735 KI dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur një karrocë të tërhequr nga kuaj
Të cilët ndodhen në Spitalin Civil të Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është bërë ndalimi i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





