




Një nga simbolet e kapitalizmit amerikan ka mbushur sot 100 vjeç. David Rockefeller ka vendosur të festojë ditëlindjen e tij duke dhuruar një oaz natyror në Maine (SHBA). Bëhet fjalë për 4 milionë metër katrorë të një prej peizazheve më të bukura bregdetare, me një sipërfaqe pak më të madhe se Central Park (Nju Jork). Kjo pasuri ndodhet në Parkun Kombëtar Acadia, për të cilën babai i Rockfeller, John, kishte ndihmuar në ndërtim.
Është një gjest nga ana e filantropit për trashëgiminë e Standard Oil, i cili ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij duke u marrë me çështje bamirësie. Një nga festimet e shumta për 100 vjetorin është organizuar në Moma, një tjetër institucion nën drejtimin e pasanikut.
David, i cili ka disa shtëpi në Manhattan dhe një vilë spektakolare në Westchester, ka lindur më 12 qershor 1915, pikërisht në vendin ku sot ndodhet muzeu, por në atë epokë ishte një nga rezidencat më të mëdha private në New York.
Një bankier dhe prej vitesh themeluesi e drejtuesi i Chase Manhattan Bank, në politikë një republikan i moderuar, David Rockgeller është sot anëtari më i moshuar i një organizate, e cila ka në pronësi të saj nj numër të madh ndërtesash, universitetesh, spitalesh, bibliotekash e muzesh.
Sipas Forbes, e cila ka vlerësuar pasurinë e tij me 3.2 miliardë euro, ai është miliarderi më i moshuar i botës.
David ka pasur një miqësi të gjatë prej vitesh me bosin e Fiat, Gianni Agnelli, me të cilin bashkëpunoi në Wall Street, kur ai trashëgoi Fiat-in, në moshë shumë të re./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





