
Librazhd, 11 qershor 2015, NOA.al – 40 predha janë gjetur në shtratin e lumit Shkumbin në afërsi të fshatit Mirakë në Librazhd, gjatë punimeve me eskavator për devijimin e një degëzimi të lumit për vaditje.
Policia informon se bëhet fjalë për 40 predha artilerie e murtaje me gjatësi rreth 50 cmm. Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë ndërprerjen e punimeve dhe largimin nga zona e sigurisë të punëtorëve.
Janë nisur në vendngjarje ekspertët xhenierë të Reneas për të bërë çmontimin e predhave si dhe heqjen e transportimin e tyre. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





