Transmetuar më 11-06-2015, 20:18

Ish kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në Bruksel në Forumin e Crans Montana’s, mbajti sot një fjalim në seancën kushtuar gjendjes në Europën Jug-Lindore. Në fjalën e tij zoti Berisha foli për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan, veçanërisht marrëdhëniet intensive midis Beogradit dhe Moskës, për përballjet e nacionalizmave në Maqedoni,

thellimin e segregacionit dhe kanionit që ndan maqedonasit nga shqiptarët, me gjithë progresin e rëndësishëm dhe të pamohueshëm që është bërë në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit‎.

Ai kërkoi hetim të pavarur ndërkombëtar për terrorin shtetëror në Kumanovë si dhe denoncoi lidhjet e ngushta të Edi Ramës dhe pushtetarëve të tjerë të mazhorancës me krimin e organizuar, vrasësit, trafikantët, praninë e tyre në Parlament dhe të gjitha institucionet e kontrolluara nga mazhoranca aktuale.

Duke denoncuar bllokimin e plotë që Edi Rama i bëri procesit të dekriminalizimit dhe zbatimit të marrëveshjes së firmosur midis opozitës dhe pozitës me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, e mbështetur nga Komisioni Europian dhe vendet partnere, zoti Berisha foli për vilat, pallatet e Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë, të cilët për të pushuar hetimin e tyre të nisur nga ILDKP shkarkuan në kundërshtim me Kushtetutën kryetaren e këtij institucioni.

Gjithashtu ai njohu të pranishmit me dhunën ndaj opozitës dhe fushatën antiparlament të Edi Ramës vetëm e vetëm se opozita denoncon aty me fakte në çdo seancë lidhjet e rrezikshme me krimin dhe korrupsionin të qeveritarëve aktual.

Në seancë merrnin pjesë presidentë, kryeministra, ministra nga vendet e rajonit dhe vende të tjera si dhe zyrtarë të lartë të NATO-s dhe Komisionit Europian. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd