
Pogradec, 11 qershor 2015, NOA.al – Policia e Pogradecit ka nisur procedimin penal pa autor, pas kallëzimit të bërë nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e këtij qyteti, Eduart Kapri.
Ai ka deklaruar ditën e djeshme (10.06.2015) në telefonin e tij celular, ka marrë një mesazh me përmbajtje kërcënuese, që të tërhiqet nga kandidimi për zgjedhjet vendore për kryetar bashkie në qytetin e Pogradecit.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” Po punohet për zbulimin dhe identifikimin e autorit. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





