
Vlorë, 11 qershor 2015, NOA.al – Një mashkull i moshës 51 vjeçare ka rënë në pranga në qytetin e Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer vjedhjen e 8 banesave në Selenicë.
Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar ‘Ganxha’, është arrestuar Festim R. Sadikaj, 51 vjeç, lindur dhe banues në Selenicë të Vlorës.
Policia e Vlorës ka konstatuar se Sadikaj ka kryer disa vjedhje banesash në periudha të ndryshme, si më poshtë:
Vjedhjen e banesës së shtetasit: A.A, Selenicë (ka vjedhur pajisje shtëpiake), ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2013.
Vjedhjen e banesës së shtetases: E.S, Selenicë (materiale ndërtimi), ngjarje e ndodhur më datë 18.02.2014.
Vjedhjen e banesës së shtetasit: A.L, Selenicë, ngjarje e ndodhur më datë 23.05.2015.
Vjedhjen e banesës së shtetasit: V.K, Selenicë (kabull elektrik), ngjarje e ndodhur më datë 06.05.2015.
Vjedhjen e banesës së shtetasit: S.N, Selenicë (enë kuzhine), ngjarje e ndodhur më datë 10.06.2015.
Vjedhjen e banesës së shtetasit: B.M, Selenicë (kabull elektrik), ngjarje e ndodhur më datë 10.06.2015.
Vjedhjen e banesës së shtetasit: Ll.S, Selenicë (pajisje shtëpiake), ngjarje e ndodhur më datë 11.06.2015.
Gjithashtu, ky shtetas rezulton me precedent penal pasi është dënuar më parë nga shteti Italian me 6-vite burg për veprën penale të vjedhjes. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





