Transmetuar më 11-06-2015, 17:48

Tiranë, 11 qershor 2015, NOA.al – Një i ri në kryeqytet ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

I arrestuari është 24 vjeçari Liridon Sinani, me origjinë nga Tropoja. Ai dyshohet se ka vjedhur një kazino në rrugën e Dibrës më 24 maj të këtij vit.

Në momentin e arrestimit policia sekuestroi në flagrancë të riut një pistoletë tip TT, me të cilën dyshohet se Sinani ka kryer vjedhjen. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd