
Tre afrikanë janë arrestuar nga policia në Torino të Italisë, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer dhe përdhunuar një 20-vjeçare italiane me probleme mendore. Vajza e re ishte duhur rreth 30 orë në 27 dhe 18 maj, pasi kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë.
Ajo u gjet nga familjarët pranë banesës dhe më pas ka treguar se ishte dhunuar nga tre meshkuj me ngjyrë. Hetimet kanë zbuluar se abuzuesit janë një somalez dhe një ganez, 26 vjeç të dy si dhe një nigerian 30 vjeç.
Tre të arrestuarit kanë kryer përdhunimin në banesën e tyre në periferi të qytetit, një ndërtesë e vjetër, e cila prej dy vitesh është zënë nga qindra të huaj. Ata janë njohur dhe identifikuar menjëherë nga viktima. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





