
Tiranë, 11 qershor 2015, NOA.al- Deputeti kristiandemokrat Mark Frroku, do të vijojë të mbetet në burg.
Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e avokatëve të tij për ndryshimin e masës së sigurisë, pas arrestimit si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në Belgjikë.
Duke folur për mediat avokati Saimir Vishaj tha se, “Akuza për vrasje në Belgjikë është e padrejtë pasi autoritetet belge nuk po kërkojnë ndjekjen penale të Frrokut. Shteti belg kërkon nga shteti shqiptar që ai të paraqitet pranë gjykatës në Belgjikë dhe jo që ta procedojë penalisht shteti shqiptar”.
Në vijim ai tha se do këmbëngulet që Mark Frroku të marrë pjesë në Parlament, si i zgjedhur i 20 mijë shqiptarëve./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





