Transmetuar më 11-06-2015, 12:56

Tiranë, 11 qershor 2015, NOA.al- Debate në seancën e sotme parlamentare gjatë diskutimit të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.

Kreu i grupit paralamentar demokrat Edi Paloka, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se 8 mijë ndërtime me leje u prishën me ardhjen e të majtëve në pushtet.

“Çfarë do legalizojnë këta? Me këtë ligj që miratojnë sot tregojnë se janë bërë me mijëra ndërtime pa leje që kur erdhën në pushtet”, tha Paloka.

Ai tha më tej se deputeti Erion Braçe po favorizon legalizimin e dy vilave të militantëve të tij.

Në reagim ndaj tij, deputeti socialist Erion Braçe tha se gjithë ata që kanë pasur ndërtime me leje janë dëmshpërblyer.

Ai deklaroi se ka pasur qëndrim publik për prishjet dhe se ai ka kërkuar nga Kryeministri im të respektojë deri në fund afatet ligjore në mënyrë që banorët të merrnin paratë ata që kishin shtëpi banimi në Lushnje dhe më pas të shpërnguleshin.

“Me rrugaçët mos u merr dhe mbi të gjitha mos i frymëzo. Nëse do informacion eja tek unë”, tha në vijim Erion Braçe.

Rendi i ditës

-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 04.06.2015.

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë

12.02.2001 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.

-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për

legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

-Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 22/2014 “Për dhënie amnistie”.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si administrator i fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të Ballkanit Perëndimor për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri”.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si Administrator i Fondeve Grant, të siguruara nga Agjencia Suedeze për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar (SIDA), nën fondin Suedez të besimit, për fondin e besimit nr. TF 072239, për projektin e shërbimeve mjedisore me Shqipërinë”.

– Projektvendim “Për miratimin e strukturës së ILDKPKI –së”.

– Projektrezolutë “ Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2014”.

– Miratimi i Kalendarit 3 javor( 12 qershor – 2 korrik 2015) i punimeve të Kuvendit.

– Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd