Transmetuar më 11-06-2015, 12:22

Krujë, 11 qershor 2015, NOA.al- Një tjetër person është vënë në prangat e policisë së Krujës, i dyshuar si përkrahës i autorëve të masakrës me tre të vrarë në Thumanë të Krujës më 6 qershor.

Në lidhje me ngjarjen në Thumanë, ku u vranë Fran e Arben Çeku, babë e bir dhe nipi i tyre Eno Rama, policia bën me dije se është arrestuar një tjetër përkrahës i autorëve të krimit dhe konkretisht Sandër Gjonaj, 29 vjeç, banues në Laç.

Në cilësinë e provës materiale të ndaluarit iu gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh: Një armë zjarri pistoletë TT model 54 e kalibrit 7.62 m/m; një krëhër me 7 copë fishekë model 54,kalibri 7.62 m/m; një armë zjarri automatik kallashnikov; një gyp gazrash armë zjarri me kasën e tij; një kapak kutie tyte arme zjarri; një shtrat shuli të një arme zjarri.

Në ngarkim të Sandër Gjonaj materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprën penale të “Përkrahjes së autorëve të krimit”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected] Masakra e Thumanës, burg për babanë dhe dy djemtë: Ishim të dehur

Masakra e Thumanës, dorëzohet Besnik Kora, kapet Danieli Krimi në Thumanë, arrestohet Gurali Kora: Qëllova unë, jo djemtë

Vrasja e trefishtë, nëna e të dyshuarve: S’besoj se krimin e bënë djemtë e mi

Dëshmia e të mbijetuarës: Tmerri në masakrën e trefishtë të Krujës

Ngjarjet në Thumanë, policia jep shpërblim për qytetarët që ndihmojnë në kapjen e autorëve

Vriten 3 anëtarë të një familjeje në Krujë. U thirrën para ekzekutimit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd