
Mister në Kinë. Autoritetet vendase po hetojnë lidhur me një vetëvrasje të mundshme të katër fëmijëve me moshë nga 5 deri në 13 vjeç, të cilët ishin të braktisur nga prindërit e tyre.
Fëmijët, tre vajza dhe një djalë dyshohet se kanë gëlltitur pesticide në shtëpinë e tyre në Tiankan, në periferi të Bijie, në provincën jugperëndimore të Guizhou.
Prindërit e fëmijëve të ndjerë ishin emigrantë në kërkim për punë. Rasti i fëmijëve të helmuar nuk është një rast i izoluar në Kinë. Në këtë vend jetojnë së paku 61 milionë të mitur të ndarë nga prindërit të cilët janë në emigrim.
1/3 e tyre jetojnë me gjyshërit, ndërsa 11% me fqinjët ose të afërm të tjerë. Ndërsa rreth dy milionë fëmjë braktisen nga prindërit dhe përfundojnë viktima të abuzimeve, keqtrajtimeve dhe trafikimit.
Një tjetër rast i ngjashëm ndodhi janarin e kaluar ku një fëmijë 9 vjeçar në Wangjiang, u var me litar, pasi mësoi se nëna e tij nuk do të kthehej në shtëpi për të kaluar festën e vitit të ri kinez./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





