
Krujë, 11 qershor 2015, NOA.al- “Burg pa afat” është masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Krujës, për tre anëtarët e familjes Kora, të dyshuar për masakrën e Thumanës ku humbën jetën tre persona.
56 vjeçari Gurali Kora dhe dy djemtë e tij Besnik Kora 30 vjeç dhe Daniel Kora 28 vjeç, do të qëndrojnë në burg në vijim të hetimeve ndaj tyre. E njëjta masë sigurie u dha sot edhe për Shpëtim Nikollin, personin e dyshuar se i ka fshehur gjatë arratisë së tyre.
“S’mbajmë mend asgjë, kemi qenë në gjendje të dehur”, janë shprehur dy djemtë e familjes Kora përpara trupit gjykues.
Të akuzuarit janë të dyshuar si autorë të masakrës së 6 qershorit në Thumanë, ku u vranë Fran e Arben Çeku, babë e bir dhe nipi i tyre Eno Rama.
Lidhur me këtë ngjarje vijon puna e policisë për kapjen e vëllait të vogël, Pëllumb Kora, 26 vjeç./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected] Masakra e Thumanës, arrestohet një përkrahës i të dyshuarve për krimin Masakra e Thumanës, dorëzohet Besnik Kora, kapet Danieli Krimi në Thumanë, arrestohet Gurali Kora: Qëllova unë, jo djemtë
Vrasja e trefishtë, nëna e të dyshuarve: S’besoj se krimin e bënë djemtë e mi
Dëshmia e të mbijetuarës: Tmerri në masakrën e trefishtë të Krujës
Ngjarjet në Thumanë, policia jep shpërblim për qytetarët që ndihmojnë në kapjen e autorëve
Vriten 3 anëtarë të një familjeje në Krujë. U thirrën para ekzekutimit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





