Transmetuar më 11-06-2015, 10:20

Një gjobë prej 1.4 mijë sterlinash ose thënë ndryshe rreth 2 mijë euro, për një veprim romantik, i cili shkoi përtej rregullave shkollore.

20 vjeçari Ayan Zhademov, nga Kazakistani donte vetëm të ndihmonte të fejuarën e tij 18 vjeçare të kalonte provimin e fundvitit për t’u regjistruar në universitet.

Duke e parë në vështirësi me studimet, Ayan mendoi që ta zëvendësonte duke u veshur si femër dhe duke u prezantuar në shkollë në vendin e saj.

Ai thotë se e bëri për dashuri ndaj saj. Megjithatë i riu nuk kaloi pa u vënë re nga profesori, i cili i kërkoi të fliste me zë të lartë. Timbri dukshëm mashkullor bëri që të zbulohej.

“Kishim dyshimin se ishte një tjetër vajzë që kishte zënë vendin e nxënëses, por nuk mendonim se ishte mashkull. Më pas nisi të fliste, por doli qartë timbri mashkullor”, tha mësuesi.

Për këtë veprim Ayan Zhademov nga Zhetisai, u gjobit me rreth 2 mijë euro. Megjithatë jo e gjithë gjoba do të paguhet prej tij, pasi një biznesmen kur mësoi veprimin e tij romantik, vendosi që të paguange gjysmën e shifrës. Ndërsa vajza duhet ta përsërisë sërish provimin, por vitin tjetër./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd