
Tiranë, 11 qershor 2015, NOA.al- Dy persona janë vjedhur me dhunë në kryeqytet, pranë shinave të trenit.
Gjatë ditës së djeshme Gjergji Sallahi, 23 vjeç, banues në Laprakë dhe Luan Kokomani, 31 vjeç, banues në Tiranë, akuzohen se në rrugën e “Shkodrës” pranë shinave të trenit Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dy personave.
Më konkretisht ata akuzohen se u kanë marrë 5400 lekë të reja 21 vjeçarit N.G., dhe 22 vjeçarit M.S., me banim në Tiranë.
Kapja e Sallahit dhe Kokomanit u bë pas denoncimit nga të dëmtuarit. Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





