
Korçë, 11 qershor 2015, NOA.al- Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë në Kapshticë, pas arratisë së tij nga dhomat e izolimit.
Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 33 vjeçarit Floriand Lala, me banim në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se arrestimi i tij u bë pasi Lala ishte me Apelas në shtetin grek dhe mbahej i shoqëruar, në dhomat e izolimit të Stacionit të Policisë Kufitare Kostur, nga ku kishte mundur që të largohej, më 9 qershor.
Njoftimi është marrë nga pala greke e cila deklaroi se Floriand Lala ishte duke kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.
Ai u kap në afërsi të piramidës nr. 24, ndërsa po hetohet për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufijve”/a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





