











Martesën e tij e kishte lajmëruar në televizion. “Martohem më 10 qershor”, kishte thënë gjatë një emisioni televiziv.
Diego Maradona junior, 28 vjeçari djali i ish-kapitenit të Napolit, yllit të futbollit argjentinas Diego Armando Maradona dhe italianes Cristiana Sinagra, u martua dje në Napoli me Nunzia Pennino.
Ishin të shumtë kuriozët të cilët prisnin dalje e çiftit nga kisha e Capodimonte, ku u mbajt martesa. Të ftuarit ishin të shumtë, por ajo që ra në sy ishte mungesa e babait të dhëndrit, Diego.
Por për të riun kishte një mesazh urimi nga një tjetër argjentinas, futbollisti Gonzalo Higuain, i cili i kishte dërguar Diego Maradona junior një bluzë me dedikim për ditën e tij të martesës./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





