
Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 11 qershor 2015.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Pensionet, shtesa për mësuesit dhe ushtarakët, për 12 kategori”.
Tituj të tjerë janë; “Vendimi i qeverisë, si do shkurtohen vendet e punës në 61 bashkitë e reja”.
“Fatos Klosi: Veliaj ka grintë, hapi dosjet që askush nuk guxonte ti prekte”.
“Dhuna në Kuvend, Gjykata shfajëson dy deputetët”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Ndoka e Ndreu të pafajshëm. Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj deputetëve socialistë të akuzuar për rrahjen e deputeteit Strazimiri”.
Tituj të tjerë janë; “Skema e kompensimit, dëmshpërblehen të përmbyturit në Shkodër”.
“Vlorë, abuzuan me kempin, 4 mjekë dhe infermierë në pranga”.
“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Rrëfimi i 70 vjeçarit: Pse e qëllova djalin me pesë plumba. Peqin, drama në familje, dëshmia e babait në polici: Jam penduar”.
Tituj të tjerë janë; “Kapen me drogë dy rivalët e Aldo Bares, “malli” erdhi nga Kosova”.
“Dhuna në Kuvend, Gjykata e Lartë: Dy deputetët i dënoi Kuvendi”.
Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “Shpërblim dhe për veteranët. Qeveria hap qesen para zgjedhjeve për Shkodrën”.
Tituj të tjerë janë; “Dosja “Beketi”, Historia e digës fantazmë të Kalivaçit që kushtoi 48 milionë euro”.
“Gjykata pushon çështjen ndaj Ndokës dhe Ndreut, “ligjërohet” rrahja në Kuvend”.
Lexoni dhe: Gjykata pushon akuzat për dhunë: Shkelje të tilla i gjykon Kuvendi
“Kapet me 1.5 kilogramë heroinë grupi që drejtohej nga Taullai”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Shkurtime në administratën vendore”.
Tituj të tjerë janë; “Gjykata e Lartë: Rrahja nga deputetëve është tejkalim i lirisë, jo krim”.
“Skandali i barnave, i përfshirë edhe fondi shëndetësor”.
“Falen faturat e dritave për të përmbyturit”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





