Transmetuar më 10-06-2015, 19:16

Këngëtarja kosovare Leonora Jakupi i ka dhuruar presidentes së Kosovës Aftihete Jahjaga një prej fustaneve të saj më të preferuar. Madje, dhuratën ja ka dorëzuar asaj në zyrën presidenciale, ku Jahjaga e ka pritur enkas këngëtaren, e cila i është bashkuar se fundmi nismës “Mendoj për ty”.

Kjo nismë mbështet gratë, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Jahjaga, e cila ka dalë në mbështetje të kësaj kauze, e ka vlerësuar donacionin e artistes, duke i rezervuar disa nga minutat e saj të çmuara të axhendës presidenciale.

Dhurimi simbolik i një fustani është jo vetëm një mënyrë e cila nxit solidaritetin ndaj grave të dhunuara, por edhe një mënyrë e cila kujton se feminiliteti është vërtet i çmuar. /o.k/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd