Transmetuar më 10-06-2015, 18:48




Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka marrë ditën e sotme pasaportën shqiptare.
Këtë lajm dhe dy fotografi të pasaportës ai i ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke e shoqëruar me shkrimi: “Oggi mi hanno consegnato il passaporto albanese” (Sot më kanë dorëzuar pasaportën shqiptare).
De Biasi është tekniku që po rishkruan historinë e futbollit shqiptar dhe falë tij Kombëtarja Kuq e Zi është një ndër zbulimet e panoramës futbollistike evropiane. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





