Transmetuar më 10-06-2015, 17:55

Një nga vendet në planetin Tokë ku popullsia është më jetëgjatë është pikërisht vendi që shtrihet në mes Detit të Zi dhe Detit Kaspik. Sekreti?

Kefir, një pije e thjeshtë e fermentuar me qumësht ose ujë, që pihet në këto rajone prej mijëra vjetësh. Kefiri në këto zona përdoret shumë edhe si kokërr.

Dhe ne shqiptarët e njohim si hirra. Një pije që e njohim se vjen nga qumështi dhe që në vitet e komunizmit ishte goxha e pranishme në Shqipëri.

Shumë njerëz mund ta kujtojnë hirrën sa herë u kujtohet prishja e qumështit gjatë zierjes, apo fermentimi i qumështit. Një pije që më së shumti haset nga nxjerrja e djathit dhe që është përdorur kryesisht nga të varfrit duke u etiketuar si pije inferiore.

Por në të vërtetë, hirra që njihet nëpër botë me emrin armen, kefir, është një pije e shkëlqyer, që mund të bëhet edhe duke shtuar ujë natyral dhe sheqer natyror.

Studiues si prof. Drasek dhe prof. Menkiv kanë dokumentuar se si banorët e Kaukazit nuk e dinë çfarë është tuberkulozi, kanceri apo çrregullime të zorrëve.

Në lidhje me kefirin, sipas studimeve të tyre, ai shëron rrufën, problemet e frymëmarrjes, dhimbjen e barkut, inflamacionin kronik të zorrëve, probleme të mëlçisë, çrregullime të traktit biliar dhe sëmundjet e fshikëzës.

Kjo pije stimulon dhe forcon sistemin imunitar, ndihmon tretjen dhe mund të përdoret si një kurë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si:

Sëmundjet e nervave periferike Ulcerën, gastritin Sklerozën Sëmundje e mëlçisë Sëmundjet e veshkave Sëmundjet e stomakut dhe zorrëve Diarrenë Kapsllëkun

Dhe jo vetëm; ajo është provuar shkencërisht se konsumi i rregullt i të paktën 1 litër i kësaj pijeje në ditë sjell përfitime të rëndësishme për humorin duke ulur ankthin, depresionin dhe stresin.

Si të përgatisim këtë pije?

Ekzistojnë në treg, kryesisht atë jashtë Shqipërisë dhe sidomos në Turqi, kefir kokërr. Atë mund ta gjeni dhe në dyqane të erëzave në Tiranë. Ose mund të merrni hirrën nga qumështi, duke e prerë gjatë zierjes qumështin.

Nëse keni blerë kokrra kefiri është shumë e mundshme që ju keni recetën e saktë (por jo të gjitha kokrrat e kefirit janë të njëjta).

4 lugë ujë kefir • 2 litra ujë • 4 lugë sheqer kafe (ose mjaltë, sheqer kokosi etj) • një gjysmë limoni me lëkurë • 1 fiku i thatë (ose një lugë rrush i thatë, apo kumbulla) • një majë luge kanellë (ose fara kopre, nenexhik apo shije të tjera natyrore)

Përgatitja

Hidhni në një enë të gjithë përbërësit duke vendosur brenda dhe gjysmën e limonit, i përziejeni dhe e mbyllini mirë tapën.

Duhet të lini pak hapësirë në enë, dy gishta, lart ujit, sepse fermentimi prodhon dioksid karboni.

Lëreni 2 ditë në temperaturë dhome.

Nëse e lini më shumë do të merrni një pije më të ëmbël.

Fjala kefir vjen nga fjala armene që do të thotë mirëqenie. Më shumë mbi këtë pije gjeni këtu dhe këtu. /a.e/noa.al/

Më shumë për kefirin apo hirrën

Nëse në shtëpi bëni djathë, kefir apo kos dhe e hidhni lëngun që mbetet pas kullimit, mos e bëni më atë, sepse hirra është një ilaç i lashtë që e ka rekomanduar vetë Hipokrati. Është menduar se norvegjezet e kanë lëkurën e mrekullueshme falë vetëm kësaj pije.

Mjeku Pavo Ariola ka rekomanduar hirrën për një jetë të gjatë dhe kualitative.

Dëshmi për këtë është edhe Old Thomas Parr (1483–1635), fermer i thjeshtë anglez, i cili përjetoi 152 vite. Ai ishte i njohur për atë se ka pirë hirrë çdo ditë.

Përbërja dhe shërueshmëria e hirrës

Kjo pije është shumë e mirë të përdoret që nga lindja deri në moshën e vjetër. Për shkak të ngjashmërisë me qumështin e gjirit, mund të përdoret si zëvendësim për qumështin në ushqimin e foshnjave.

Hirra në formën origjinale është një lëng që përmban më pak se 1 për qind proteina dhe mbi 93 për qind ujë.

Përbërësit e saj kryesorë janë kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, molibdeni, vitaminat, enzimet e vlefshme dhe aminoacidet. Njëqind gram hirrë përmban vetëm 26 kalori, për këtë është veçanërisht e përshtatshme për humbje peshe.

Pija më e shëndetshme për sëmundje të mëlçisë

Hirra është një pastrues i fuqishëm i mëlçisë, kurse mëlçia e pastër është çelësi për shëndet të mirë. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e mëlçisë, pini rregullisht hirrë. Përmban beta-lactoglobulin i cili e furnizon organizmin me aminoacide të quajtura BCAA, të cilët ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme te sëmundjet e avancuara të mëlçisë.

Ekspertët konfirmojnë se te pacientët me cirozë me plotësimin me BCAA ju ndihmon të jetojnë më gjatë dhe më mirë. Ajo përmban edhe alfa-lactalbuminë, e cila ka shumë triptofan aminoacid esencial të njohur për rregullimin e gjumit dhe përmirësimin e disponimit.

Është e pasur me imunoglobuline dhe lyzozome, të cilat forcojnë imunitetin, që është shumë e dobishme te hepatiti kronik. Përmbanë laktoferrin anti-inflamator, një përbërës me një vlerë të papërshkruar për ata, mëlçia e të cilëve është e ndjeshme ndaj inflamacionit.

Është plot me cisteine, të nevojshme për trupin për prodhimin e glutationit, një antioksidant i cili mbronë trupin nga infeksionet dhe toksinat. Studimet klinike kanë treguar se nivel i ulët i glutationit është vërejtur te pacientët me hepatit C, e cila përkeqëson dëmtimet e mëlçisë. Glutationi është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon edhe te problemet me gjëndrën tiroide, inflamacionet kronike, kanceri, skleroza e shumëfishtë dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Për qëndrueshmëri dhe humbje peshe

Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intensivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda. Është e pasur me elektrolite, hidraton shkëlqyeshëm trupin, jep më shumë energji dhe është shumë më e përshtatshme se sa pijet energjetike.

Është lënda e parë kryesore për prodhimin e proteinave, të cilat janë pjesë e pashmangshme e ushqimit të çdo sportisti. Mundëson shërim më të shpejtë dhe rritje të muskujve pas ushtrimeve, ul oreksin dhe nxitë humbje peshe.

Hulumtimet tregojnë se hirra kontribuon për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut, sepse ul glukozën në gjak dhe presionin e gjakut. Trashja, presioni i lartë i gjakut, lodhja dhe stresi janë epidemi të jetës moderne të cilat mundë ti lehtësoni ndjeshëm me konsumimin e rregullt të hirrës

Përgatitja dhe përdorimi i hirrës

Hirrën mund ta bëni vetë nga qumështi i papërpunuar i shtëpisë, mund ta blini nga prodhuesit vendas, në treg apo në dyqane ushqimore.

Më e mirë është hirra e dhisë, por e mirë është edhe e lopës. Është e rëndësishme të bëhet fjalë për kafshët që nuk janë “të pompuara” me hormone.

Mesatarisht prej 10 litra qumësht fitohet një kilogram djathë dhe nëntë litra hirrë.

Fillimisht pini hirrë në masë më të vogël, sepse ka veti diuretike.

Mund të pini tri herë në ditë nga 1,5 decilitra, kurse kjo dozë mund të rritet gradualisht deri në një litër në ditë.

Te çrregullimet në sistemin e tretjes, përzieni një lugë gjelle hirrë në një gotë me ujë dhe pini para çdo vakti.

Përveç shërimit, hirra mund të përdoret edhe për kujdesin e jashtëm të lëkurës dhe flokut, në përgatitjen e produkteve të brumit dhe ‘smoothies’, si dhe në ushqim të kafshëve shtëpiake dhe kafshëve të përkëdhelura.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd