Transmetuar më 10-06-2015, 17:57

Një  55 vjeçar nga Kina, i apasionuar pas djathit tofu, për të cilin prej vitesh reklamonte të mirat që ai sjell në organizmin tonë, u operua me urgjencë pasi në veshkat e tij u gjetën plot 420 gurë .

55 vjeçari është operuar të premten e shkuar, pasi dieta që ai mbante duke ngrënë vetëm djathë tofu dhe pak ujë, i ka shkaktuar këtë problem të madh. Ai kishte shfaqur shqetësime  që para një muaji, por kur u paraqit të premten në spital, mjekët konstatuan se ai i kishte veshkat të mbushura plot me gurë të vegjël.

55 vjeçari u operua me urgjencë pasi gjendja kritike e veshkave të tij  mund t’i rrezikonte heqjen e tyre. Mjeku që e operoi deklaroi se nuk kishte parë kurrë kaq shumë gurë në veshkat e një njeriu.

“Na u deshën 2 orë dhe 45 minuta për t’ia hequr, pa llogaritur shumë të tjerë që ishin në madhësinë e një kokrre orizi, të cilat u shkrinë me anë të një aparature special”, tha mjeku. /u.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd