
Durrës, 10 qershor 2015, NOA.al – Katër persona kanë rënë në pranga në qytetin e Durrësit, ndërsa policia ka sekuestruar një sasi prej 1.5 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë.
Të arrestuarit janë Sajmir Taullaj 44 vjeç, Laert Haxhiu 23 vjeç, Afrim Demiri 54 vjeç, të tre banues në Lushnje si dhe Kastriot Zaimi 34 vjeç, banues në Durrës.
Paraprakisht mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Start”, policia ka arrestuar 4 poseduesit e drogës, në zonën e ‘Plepave”.
Ata ndodheshin në dy automjete të ndryshme në momentin e arrestimit. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë e pastër, • automjeti tip Audi me targa AA 592JE, automjeti tip Smart me targa ioi 2954 dhe gjashtë aparate telefoni celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “ Trafikimi i narkotikëve të mbetur në tentativë” /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





