
“Më thuaj në çfarë muaji ke lindur dhe do të them nga çfarë sëmundje vuan”. Është kjo ajo që zbulohet nga një studim amerikan i Columbia University në New York, i cili ka zbuluar koinçidenca të papara mes muajit të vitit kur lindim dhe mundësisë për t’u përekur nga një sërë sëmundjesh.
Nga rezultatet e analizave të kryera te 1.7 milionë persona, u zbulua të lindurit në muajin maj, janë më të mbrojtur nga një numër i madh patologjish.
Ndërsa më pak fatlumët janë ata që kanë lindur në tetor, të cilët janë më të brishtët nga gjithë personat e lindur në muajt e tjerë, ku dominojnë patologji të sëmundjeve mendore, si mungesë përqendrimi dhe hiperaktivitet.
Ndërsa për të lindurit në muajin mars, rreziqet janë të lidhura kryesisht me sëmundje kardivaskulare. Sakaq të lindurit në dhjetor kanë probleme të shumta me organet respiratore.
Studimi u publikua në revistën shkencore “Journal” e American Medical Informatics Association. Studimi ka përdorur një algoritëm që llogarit koinçidencat mes periudhës së lindjes së 1.7 milionë personave në harkun e 28 viteve, ku u zbuluan mesatarisht 1700 lloje sëmundjesh./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





